Theo Hernandez është duke tejkaluar pritshmëritë me fanellën e Milanit.
Mbrojtësi francez i huazuar nga Real Madridi me të drejtë blerje në fund të sezonit po mahnitë me paraqitjet e tij duke shënuar 6 gola dhe asituar 4 herë deri tani në të gjitha kompeticionet me Milanin. Ndërkohë që Theo po kalon një formë të shkëlqyer herë pas herë në rrjete sociale përpiqet të diskutojë me fansat e Milanit duke iu përgjigjur pyetje që këta të fundit bëjnë.
Përpara 2 javës, Hernadez u pyet nëse dëshiron të bëhet kapiten i 7 herë kampionëve të Evropës. Përgjigja e francezit ishte: “E imagjinoni dot. Do të ishte një ëndërr”. Ky konstatim nga titullari i klubit italian ka entuziazmuar tifozët e Milanit pasi e konsiderojnë Theo si një lojtarë që pritet të bëjë historinë me “djallin”