Mbrëmjen e sotme, luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së 24 në Serie-A.
Lazio dhe Inter do të masin forcat mes tyre, një sfidë që do të thotë shumë në duelin për titullin kampion në Itali.
“Stadio Olimpico” do të shndërrohet në epiqendrën e futbolli, ku audienca për këtë sfidë do të jetë maksimali.
Të 60 mijë biletat janë shitur, por edhe nga zikaltrit interesimi dhe mbështetja do të jetë shumë e madhe, duke qenë se drejt Romës kanë udhëtuar 10 mijë tifozë.