Tifozët e Barcelonës në festë, zbulohet takimi Messi-Guardiola

Lionel Mesi dëshiron të largohet nga Barcelona, dhe skuadra favorite për ta marrë është Mançester Siti.

Trajneri i ekipit anglez, Pep Guardiola udhëtoi drejt Barcelonës, për t’u takuar dhe diskutuar me Mesin.

Sipas gazetares Veronika Brunati, mësohet se Guardiola i ka kërkuar Mesit të qëndrojë tek Barcelona këtë sezon.

Mançester Siti e konsideron shumë të shtrenjtë transferimin e yllit argjentinas, të paktën derisa të zgjidhë problemin me Barcelonën dhe të bëhet një lojtar i lirë.


Shtuar 1.09.2020 18:25