Thiago zbulon një traditë interesante që e ka hasur në dhomat e zhveshjes të Liverpool

Përforcimi më i ri i Liverpoolit, Thiago Alcantara, ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante që ai e ka hasur në korridoret e stadiumit “Anfield Road” derisa ai u prezantua pasi erdhi nga Bayern Munich.

Lojtari nga Spanja ka bërë të ditur se atij i është thënë që të mos e prek me dorë stemën me shkrimin “Thiis is Anfield’ pasi tradicionalisht ajo mund të preket vetëm pasi lojtari të ketë fituar së paku një trofe me klubin anglez.

“Fernando Torres më ka thënë që të mos e preku stemën “This is Anfield” derisa ta fitojë një trofe me klubin kështu që unë do ta respektojë atë. Kjo është respektuar nga të gjithë lojtarët”, tha ai“.


Shtuar 23.09.2020 15:31