Thiago i vendosur, dëshiron vetëm këtë skuadër

Thiago Alcantara dëshiron vetëm Liverpolin.

Mesfushori spanjoll ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Bayern Munich këtë verë, pas qëndrimit të gjatë prej shtatë sezonesh.

RMC Sport raporton se Thiago dëshiron vetëm Liverpoolin, pavarësisht spekulimeve që e lidhin atë me një kalim te Manchester United.

Mesfushori tashmë veç ka biseduar me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, dhe po përgatitet për një kalim në Angli.

Tani ka mbetur të arrihet vetëm një marrëveshje me Bayern Munich, të cilët kërkojnë rreth 25 milionë euro për mesfushorin.


Shtuar 2.09.2020 17:22