Theu rregullat e distancimit social, klubi i Bundesligës përjashton Salomon Kalu

Klubi gjerman i Hertës së Berlinit ka marrë vendim ta përjashtojë nga skuadra anësorin Salomon Kalu.

Shkak për këtë vendim është bërën një video e postuar nga Kalu injoruar masat e distancës sociale.

Ish-lojtari i Çelsit u pa duke shtrënguar duart me shokët e tij të skuadrës së Herta dhe duke ndërprerë një kontroll mjekësor të një tjetri. Pavarësisht fshirjes së videos, Kalu nuk i ka shpëtuar pezullimit shembullor.

Imazhet që bërën xhiron e internetit janë quajtur “të papranueshme” nga Lidhja Gjermane e Futbollit (DFL) Kësisoj, klubi gjerman ka vendosur për përjashtimin e tij nga skuadrës deri në vendimin e radhës.

Më herët të hënën, DFL tha se 10 persona nga 2 kampionatet kryesore të vendit kanë dalë pozitiv me koronavirus.


Shtuar 4.05.2020 18:49