Legjenda e Chelsea, John Terry, ka dhënë disa këshilla për ish skuadrën e tij.
Terry ka shprehur mendimin se ish skuadra e tij duhet të bëjë lëvizje drejt yllit të Dortmund, Jadon Sancho.
Sipas ish mbrojtësit anglez, Sancho do të ishte një transferim shumë i mirë për ‘Blutë’ e Londrës.
“Mendoj se djemtë e rinj kanë treguar potencialin. Ne kemi folur në fillim të sezonit për emra si Tammy Abraham, Mason Mount, të cilët kanë treguar se çfarë mund të japin” ka thënë Terry.
“Mendoj se Sancho është me gjasë një nga lojtarët më të mirë të rinj në botë momentalisht, dhe ai do të ishte shtesë e madhe për skuadrën e Chelsea, dhe dukshëm e bën skuadrën më të mirë” ka shtuar anglezi.
Shumë skuadra angleze janë vënë në garë për shërbimet e yllit anglez, Sancho. Mbetet të shihet se kush do ta sigurojë kartonin e lojtarit.