Barcelona kërkon të blindojë portën edhe për vitet në vazhdim.
Sipas mediave katalanase janë në një fazë të avancuar bisedimet për rinovimin e kontratës së Marc-Andre Ter Stegen. Agjenti i portierit gjerman ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Barçës, për një zgjatje të bashkëpunimit edhe për 4 apo 5 vite të tjera.
Aktualisht Ter Stegen ka një kontratë që i skadon në verën e vitit 2022 dhe klube si Chelsea, Bayern Munich apo Juventus kanë nisur të lëvizin dhe po tentojnë të marrin shërbimet e tij.
Gjasat janë që gjermani të rinovojë pasi nga kontrata e re do të përfitojë një pagë ndjeshëm më të lartë ndërkohë që klauzola e largimit do të rritet nga 180 milionë euro që është aktualisht.