Te United janë të bindur se Pogba nuk do të largohet

Drejtuesit dhe stafi i trajnerëve të Manchester Unitedit janë të bindur se mesfushori Paul Pogba do të qëndrojë në klub përtej këtij sezoni.

“Djajtë e Kuq” dyshojnë se ndonjë klub do të mundë ta përballojë financiarisht transferimin e Pogbas gjatë merkatos së verës. Manchester Unitedi e vlerëson Pogban rreth 100 milionë sterlina dhe ai për momentin në “Old Trafford” paguhet rreth 300 mijë sterlina në javë .

Mënyra se si Manchester Unitedi e përfundon sezonin, veçanërisht nëse Djajtë e Kuq arrijnë të kualifikohen për Ligën e Kampionëve, pritet ta ketë një ndikim të madh në vendimin e Pogbas për të ardhmen e tij.

Real Madridi dhe Juventusi ishin dy opsionet favorite për Pogban gjatë verës së kaluar.


Shtuar 25.03.2020 09:53