Te skuadra e Fiorentinës, Erick Pulgar dhe Simone Ghidotti kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Dje gjatë një seance stërvitore te klubi italian u testua të gjithë futbollistët, ku dy prej tyre rezultuan pozitiv dhe tashmë ndodhen në vet-izolim, thuhet në njoftimin e klubit.
Ka shumë raste në klube në të gjithë Italinë në Serie A dhe B, ndërsa frika për një ‘valë të dytë’ të Coronavirus duket të jetë e madhe.
Nga ana tjetër, të gjitha rastet deri më tani kanë qenë asimptomatike, duke sugjeruar që virusi në vetvete është më i dobët, ose se ai thjesht po përhapet më lehtë sepse shumë njerëz po e kalojnë atë pa e kuptuar se janë bartës.