“Të të provoj”, Hygerta Sako replika me ndjekësin e fiksuar pas moderatores (FOTO LAJM)

I joshur nga bukuria e moderatores dhe gazetares Hygerta Sakos, një komentues e ka konsideruar atë si “superpjeshkë”.

Ai është tërhequr nga një foto e Hygerta Sakos me një fustan të zi e të ngushtë pas trupit. Komentuesi e ka cilësuar Hygertën si ‘superpjeshkë’, ndërsa moderatorja ka replikuar ndaj tij, duke e korrigjuar ndjekësin, teksa i shkruan se ajo është kumbull dhe jo pjeshkë.

“Super pjeshka e TVSH-së,”- shkruan ndjekësi.

“Gabim! Jam kumbull!”- ja kthen moderatorja

“Ndoshta. Duhet të të provoj atëherë,”- shkruan sërish ndjekësi.

“Ëndrrat i ke personale, nuk t’i gjykoj,”- i përgjigjet Hygerta në fund.


Shtuar 7.05.2020 10:24