Te Juventusi bien të gjithë dakord për uljen e pagave, “bardhezinjtë” përfitojnë 90 milion euro

Fjalët kanë mbaruar te Juventusi, sot është vendosur gjithcka përsa i përket uljes së pagave të trajnerit dhe lojtarëve në kampin “bardh e zi”.

Juve do të reduktojë pagat për lojtarët dhe trajnerin, deri në qershor të vitit 2020, deri në vlerën prej 90 milionë eurove.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Juventus, përmes një njoftimi.

Juventus është skuadra e parë italiane që arrin marrëveshje me lojtarët dhe trajnerin, për reduktimin e pagave.

Këto reduktime do të ndihmojnë skuadrën që të mbajë balancin ekonomik, në kohën e krizës.


Shtuar 28.03.2020 20:20