Lazio duhej që sot të zyrtarizonte transferimin e David Silvës. Ylli spanjoll ka patur që mbrëmjen e djeshme të kthej përgjigjen finale karshi ofertës së Lazios.
Por, përfaqësuesit e lojtarit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje deri më tani.
Drejtuesit e Lazios thuhet se janë të shqetësuar ngase orëve të fundit është përmendur në media një interesim i madh i Napolit për lojtarin e Manchester Cityt.
Një shkëmbim e-mail midis klubit dhe stafit të lojtarit gjithashtu pritej të siguronte marrëveshjen, e cila ende nuk ka ndodhur.