Tare po përgatit goditjen e madhe, ylli holandez “fiksimi” i shqiptarit

Lazio është duke bërë një sezon të shkëlyqer dhe aktualisht mban vendin e parë në Serinë A, me Juventusin dhe Interin që kanë nga një ndeshje më pak.

Gjithsesi, bardhekaltërit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe drejtori sportiv, Igli Tare, kërkon ta përforcojë edhe më tepër skuadrën. Emri që përflitet është një lojtar i talentuar, që monitorohet edhe nga klube të tjera të mëdha.

Bëhet fjalë për holandezin e Lyonit, Memphis Depay, i cili aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë. 26-vjeëari ka një kontratë deri në vitin 2021 me francezët, ndërkohë që italianët janë gati të ofrojnë deri në 50 milionë euro për kartonin e tij.


Shtuar 5.03.2020 14:02