Takim “kokë më kokë” mes Koeman dhe Suarez, uruguajani merr lajmin e hidhur

Duket se gjithçka po shkon drejt një përfundimit të një epoke. Luis Suarez është i pari që i thotë lamtumirë Barcelonës.

Radio katalanase, RAC1 nga burimet e veta konfirmon se trajneri i ri Ronald Koeman dhe sulmuesi uruguaian kishin një takim mes vete gjatë ditës së sotme.

Tekniku holandez i ka kumtuar lajmin vet Suarezit se ai nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Krejt kjo u bë për t’i dhënë hapsirë lojtarit që të gjejë një mirëkuptim për të përfunduar kontratën me Barcën një vit më herët.

Kësisoj, ai do të ketë kohë për të gjetur edhe klubin e ri për sezonin e ardhshëm.

Koeman po nis një plan të gjerë të rikonstruktimit të skuadrës, ndërsa Suarez duket të jetë i pari që i jep lamtumirën Barcelonës.


Shtuar 24.08.2020 12:11