Takaj: Për fanelën e Skënderbeut është punuar shumë, po merremi me transferimin e Bregut

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj tregoi pas barazimit me Tiranën 1-1 në “Air Albania” se pavarësisht pozitës së korçarëve në kampionat, fanela e saj është e rëndë për shkak të sukseve të mëdha në vitet e kaluara.

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme, kreu i klubit bardhekuq shtoi se po punohet për transferimin e sulmuesit të Skënderbeut Dejvi Bregu jashtë Shqipërisë.
Futbollisti vlonjat la sërish gjurmë edhe këtë javë në kampionat, duke shënuar golin për korçarët.

“Verdikti për barazimin 1-1 me Tiranën – Barazim është, vetëm 1 pikë, nuk fituam as ne, as ata.

Skënderbeu rezultativ përballë skuadrave të forta – Për atë fanelë është punuar shumë gjatë gjitë këtyre viteve.

Transferimi i Dejvi Bregut – Me atë punë po merremi”, përfundoi presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj.


Shtuar 15.02.2020 19:02