Superkompjuteri parashikon rënditjen e Premier League, Arsenal e Tottenham përballen me katastrofën (FOTO LAJM)

Superkompjuteri ka parashikuar se si do jetë në fund tabela e Premierë Ligës.

Sipas këtij të parashikimit, Liverpool do e fitojë titullin, por nga 25 pikë para City-t do jenë vetëm 12 pikë.

Skuadra e Pep Guardiolës do renditët në vendin e dytë me 84 pikë, e ndjekur nga Leicester City me 73, kurse vendin e katër do e mbajë Chelsea me 63 pikë.

United nga ana tjetër renditët në pozitën e pestë me 58, por shkaku i dënimit të City-t për mospjesëmarrje në Ligën e Kampioneve, atëherë “Djajtë e Kuq” do kenë të drejtën e pjesëmarrjes.

Pozita e gjashtë i takon Sheffield United me 58 pikë, dy më shumë se Wolves, kurse dy rivalët londinez Tottenham e Arsenal renditën në pozitën tetë dhe nëntë me nga 52 pikë.

Mbetet të shihet nëse ky parashikim do rezultoi i vërtetë, derisa kanë mbetur edhe 92 ndeshje për tu zhvilluar.


Shtuar 14.06.2020 20:09