Super Ramos, kapiteni i Realit nuk ka humbur asnjë penallti që prej largimit të CR7

Kapiteni e Real Madridit, Sergio Ramos, vazhdon të mos humb as edhe një penallti që prej largimit të Cristiano Ronaldos.

Ramos shënoi nga pika e bardhë në barazimin e Realit 2:2 kundër Celta Vigos të dielën, duke e realizuar golin e shtatë deri tani këtë sezon.

Kjo ishte penalltia e katërt e Ramosit këtë sezon dhe një dëshmi tjetër përse qendërmbrojtësi spanjoll është zgjedhja e parë për ekzekutimin e tyre që prej largimit të Ronaldos.

Sezonin e kaluar, Ramosi i shënoi tetë gola nga tetë penallti të gjuajtura, që nënkupton se rekordi i tij që prej largimit të Ronaldos është 12 gola nga 12 tentime.

Për më tepër, Ramos është golashënuesi i dytë më i mirë i Real Madridit këtë sezon bashkë me Rodrygo Goes, me nga shtatë gola. /


Shtuar 17.02.2020 09:11