Super portier, Oblak thyen rekord në La Liga

Oblak bëri historinë duke arritur të mbajë 100 porta të paprekura në vetëm 182 ndeshje.

Slloveni mposhti rekordin e vendosur nga Miguel Reina, i cili arriti të njëjtin rekord pas 222 ndeshjeve, përcjell lajmi.net.

“Ndihem shumë mirë. Nuk ndjehem sikur kishim një pushim tre-mujor”, tha ai.

“Ndihem mirë në portë dhe mendoj se skuadra gjithashtu. Ndoshta ju mund të tregoni pas ndeshjes së parë, por tani ne jemi duke u përmirësuar dhe shpresoj që të sulmojmë ndeshjet e ardhshme siç kemi bërë sot”.

“Për të qenë i sinqertë, nuk i kushtoj shumë vëmendje statistikave. Unë dëgjoj ato që thonë njerëzit. Është një moment historik i këndshëm për t’u arritur, por shpresoj që të mos qëndrojë vetëm kaq”, vazhdoi Oblak.


Shtuar 18.06.2020 07:59