Super goli që i mundësoi Fulhamit rikthimin në Premier League (VIDEO)

Fulhami do të jetë pjesë e Premier League për edicionin 2020/21, pasi fitoi 2-1 ndaj Brentfordit në play-offin e zhvilluar në mbrëmjen e së martës në Championship.

Edhe pse koha e rregullt mbaroi pa gola, në minutat e lojës shtesë, Fulhami ishte i pandalshëm.

Goli më i mirë i këtij takimi dramatik u shënua në minutën e 105-të, ku Joe Bryan shënoi nga gjuajtja e lirë, për të filluar festën e tyre.

Bryan nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 117-të realizoi golin e dytë për skuadrën dhe të dytin personal, për të vulosur kështu rikthimin e tyre në Ligën Premier.

Brentfordi arriti të shënonte me anë të Henrik Dalsgaard (120’+3), por ky gol në fund doli të ishte i pavlefshëm.


Shtuar 5.08.2020 08:44