Sulmuesi nigerian flet pas transferimit te Manchester United

Odion Ighalo ka folur pas transferimit të tij te Manchester United duke shprehur hapur se endrra e tij e përjetshme është bërë realitet.

Ighalo i është bashkuar “Djajve të Kuq” në një marrëveshje të përkohshme që përfundon në fund të sezonit.

Është raportuar gjerësisht se United dështoi me një ofertë 20 milionë funte për Josh King të Bournemouth të premten, përpara se të kthehej vëmendja e tyre ndaj një 30-vjeçari që ka kaluar tre vitet e fundit të karrierës së tij në Kinë, transmeton lajmi.net.

“Është një ëndërr e realizuar sepse që kur isha fëmijë e ndiqja dhe ëndërroja për Manchester United”.

“Por është realitet tani. Unë nuk mund të them shumë më tepër tani derisa të filloj. Ka qenë e çmendur. Natyrisht, unë jam i lumtur që para së gjithash jam në Manchester”.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua dhe unë jam mirënjohës ndaj Zotit, dhe agjentit tim, dhe trajnerit që më ka dhënë këtë mundësi të jem këtu”.


Shtuar 2.02.2020 15:54