Suarez tregon gadishmëri për tu bashkuar me rivalët e Barcelonës

Luis Suarez megjithatë mund të mos mbetet te Barcelona.

Ylli uruguaian, Suarez duket se është gati që të nis një aventurë të re, larg stadiumit ‘Camp Nou’.

Pasi thuhej se dështoi transferimi te Juventus, lojtari mund të jetë gati që të transferohet tek Atletico Madrid.

‘Elgoldigital’ raporton se lojtari do të preferonte të luante nën urdhrat e Diego Simeone.

Luis Suarez nuk u trajtua mirë gjatë verës në Barcelonë, duke bërë që tashmë të jetë në listën e lojtarëve që pritet të largohen.

Kujtojmë se Lionel Messi dëshiron që ai të vazhdojë me katalanët.


Shtuar 13.09.2020 12:19