Suarez largohet nga Barcelona, por transferohet te kjo super skuadër

Luis Suarez mund të largohet nga Barcelona, por do të mbetet pjesë e nivele të larta të futbollit në Evropës.

Sipas asaj që raporton Sport, Paris Saint Germain po konsiderojnë nënshkrimin e tij, për t’i mundësuar uruguaianit që të luajë sërish së bashku me Neymarin.

Suarez pritet të largohet nga Barcelona, pas ardhjes së Ronald Koeman si trajner i skuadrës.

Madje sot në mediet në Spanjë është raportuar se Koeman tashmë i ka bërë të ditur Suarezit se nuk bën pjesë në planet e tij.

Është përfolur se ekziston edhe një interesim i Ajaxit, por Luis Suarez nuk e dëshiron një gjë të tillë.


Shtuar 25.08.2020 06:24