Statistikat me skuadrat italiane e nxjerrin “bllof” Messin, në 11 ndeshje ka shënuar vetëm 2 gola

Nuk ka dyshime se Lionel Messi është një nga futbollistët më të mirë që pa pasur futbolli.

Golat, asistimet, trofetë, vetëm plotësojnë gjithë ata që mendojnë se argjentinasi ka ndryshuar përgjithmonë historinë e sportit më të dashur në botë.

Nuk mbahet mend të ketë ndodhur viteve të fundit që ndonjë skuadër në La Liga të mos mposhtet nga Messi.

Madje, Eibar së fundi, pranoi hiq më pak se katër golat.

Por, pika e dobët e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, duket se mbetet Italia.

Në 11 udhëtimet në Itali me Barcelonën, Messi ka shënuar vetëm dy gola, dhe atë ndaj Milanit.

32 vjeçari ka luajtur kundër Interit, Romës, Milanit, Juventusit dhe së fundi Napolit.

Vizitat e Messit në Itali në Ligën e Kampionëve:

2009 Inter-Barca 0-0

2010 Inter-Barca 3-1

2011 Milan-Barca 2-3 (Messi një gol)

2012 Milan-Barca 0-0

2013 Milan-Barca 2-0

2013 Milan-Barca 1-1 (Messi një gol)

2015 Roma-Barca 1-1

2017 Juve-Barca 3-0

2017 Juve-Barca 0-0

2018 Roma-Barca 3-0

2020 Napoli-Barca 1-1


Shtuar 25.02.2020 22:47