Stadiumi i ri i Kukësit, lojtarët inspektojnë punimet (VIDEO)

Pas “shtegëtimeve” sa në njërin stadium në tjetrin, nga sezoni i ardhshëm Kukësi do të ketë një stadium të vetin.

Prej kohësh në qytetin e Kukësit po ndërtohet stadiumi i ri, i cili po shkon drejt përfundimit.

Stadiumi pritet të jetë gati për sezonin e ri, ndonëse ndeshjet e para verilindorët duhet ti luajnë diku tjetër, deri sa stadiumi të përfundojë.

Ditën e sotme, skuadra verilindore ka inspektuar punimet në stadiumin e ri, që do të jetë shtëpia e tyre e re.

Lojtarët kanë ndjekur nga afër punimet, teksa duken shumë të lumtur edhe për faktin se do të mund të kenë mbështetjen e tifozëve në ndeshjet e sezonit.


Shtuar 21.08.2020 14:11