Spinnazzola dështoi, Interi i vihet pas Moses

Pasi dështoi shkëmbimi Politano-Spinazzola, Interi ka nisur sërish punën për t’i siguruar trajnerit Antonio Conte një mesfushor krahu. Objektivi i ziklatërve është Victor Moses i Chelsea, por që aktualisht është i huazuar te skuadra turke e Fenerbahces.

Kontaktet e para mes palëve duken pozitive dhe sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit turk kanë dhënë “ok” për prishjen para kohe të kontratës me anglezët, të cilët janë gati ta huazojnë sërish futbollistin dhe kalimi në Serinë A i 29-vjeçarit duket një mundësi reale.


Shtuar 18.01.2020 12:36