Spezia ngjitet për herë të parë në Serie A, e ndihmon rregulli i çuditshëm

Spezia është ngjitur për herë të parë në historinë e klubit në Serie A.

Në finalen e play-off kundër Frosinone, pas dy ndeshjeve, ishin ata që siguruan promovimin falë një rregulli të çuditshëm, shkruan lajmi.net.

Spezia e fitoi me rezultat 1:0 ndeshjen e parë në udhëtim te Frosinone, ndërsa këta të fundit triumfuan po me rezultat të njëjtë në ndeshje e dytë.

Në kushte normale kjo ndeshje duhej të shkonte në shtesë, por FIGC e ka një rregull krejt ndryshe.

Në rastin kur ndeshjet dalin barazim në diferencën e golave, merret menjëherë për bazë renditja e fundit e kampionatit, ku Spezia u rendit e treta. Pra, të nisësh një histori të re në “play-off” duke mbetur peng i së shkuarës. Ndodh në Itali.


Shtuar 20.08.2020 21:20