Me Ralf Ragnick që duket gjithnjë e më larg Milanit, kuqezinjtë për stolin e kanë hedhur vështirimin nga një dëshirë e vjetër. Në pole position për të marrë drejtimin e kuqezinjëve është ngjitur sërish Luciano Spalletti.
Tekniku toskan ishte pranë Milanit edhe në momentin e shkarkimit të Marco Giampaolos, por kërkesat e larta ekonomike të Spallettit dhe mosgjetja e një akordi me Interin për prishjen e kontratës, bën që kuqezinjtë të firmosnin me Stefano Piolin.
Gjithsesi tashmë që shkarkimi i këtij të fundit në përfundim të këtij sezoni duket i sigurt, Milani e ka rikthyer vëmendjen nga Spalletti i cili ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2021, por këtë herë pritet të gjendet një marrëveshje.