Sot nis sezoni i ri i Premier League dhe La Liga, këto janë ndeshjet (FOTO LAJM)

Duket sikur futbollistët nuk kanë bërë fare pushime verore, por për shkak të kalendarit të ngjeshur ditën e sotme startojnë dy kampionate elitare të europës, bëhet fjalë për Premier Leaguen dhe La Ligën.

Në orën 13:30, Arsenali zbret në fushën e blertë dhe përballë do të ketë skuadrën e Fulhamit.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Liverpool dhe Leeds United e cila do të luhet në orën 18:30. Kurse duelet mes Brunley – Manchester United dhe Manchester City – Aston Villa janë shtyrë.

Në anën tjetër, në gadishullin iberik, starton edhe La Liga.

Sot në fushë zbresin Eibar – Celta Vigo (16:00), Granda – Athletic Bilbao (18:30), Cadiz – Osasuna (21:00).


Shtuar 12.09.2020 07:29