Sormani me dhimbje “koke”, Trashi do të mungojë më gjatë se sa mendohej

Partizani në ankth për Lorenc Trashin. Dëmtimi që pësoi futbollisti i kombëtares shqiptare në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Bylisit është shumë më i rëndë nga sa parashikohej dhe gjasat janë që Trashi të mungojë për disa javë, duke humbur kështu edhe derbin e kësaj jave ndaj Tiranës.

Trashi rrezikon t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe nëse kjo ndodh atëherë 27-vjeçari nga Gramshi do të humbasë një pjesë të mira të ndeshjeve të këtij sezoni.


Shtuar 24.02.2020 12:40