Solskjaer i bën një suprizë të “hidhur” lojtarëve, nuk do të ketë pushime

Lojtarët e Manchester United nuk do të mund të shfrytëzojnë asnjë ditë pushim gjatë kësaj vere.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i skuadrës, Ole Gunnar Solskjaer në një konferencë për media.

Ai ka thënë se skuadra duhet të fokusohet në tri garat ku aktualisht është aktive në Premierligë, Europa League dhe FA Cup.

Vonesa e kampionatit për shkak të koronavirusit dhe fillimi i sezonit të ardhshëm bëjnë që lojtarët të mos kenë asnjë ditë pushim.

Kjo do të mund të mos iu pëlqej lojtarëve por trajneri beson se është e vetmja mënyrë për të arritur objektivat.


Shtuar 9.07.2020 10:55