Sneijder: Mourinho na lejonte cigare dhe verë

Jose Mourinho një trajner diktator? Jo sipas Wesley Sneijder.

Ish-ylli holandez tregon detaje se si e menaxhonte grupin trajneri portugez dhe herë pas here ishte shumë tolerant me lojtarët e tij tek Interi.

“Mourinho vendoste rregullat e tij dhe lojtarët e admironin për këtë fakt. E dinte shumë mirë se si menaxhohej secili prej nesh. Na thoshte: ‘Unë ju jap më tepër liri sesa jeni mësuar në këmbim të një skuadre më të mirë’. Gjatë ndeshjeve kërkonte maksimumin prej nesh, por jashtë fushe kishim tolerime të ndryshme: verë, cigare… Jam i sigurt se e dinte se çfarë bënim”.

”Ishim të lirë edhe në zgjedhjen e veshjes. Kishim një sponsor që na furnizonte me veshje elegante, por Mou na thoshte se ishim të lirë për të mos i veshur. Për të mjaftonte që të stërviteshim seriozisht, të përqendroheshim dhe të argëtoheshim. Ishte shumë argëtues. Askush tek Interi nuk thoshte gjë”.


Shtuar 6.07.2020 16:22