Skandalet nuk kanë fund te kombëtarja e Anglisë, përfshihen të tjerë lojtarë

Lojtarët e kombëtares së Anglisë vazhdojnë të përfshihen nëpër skandale.

Jadon Sancho, Tammy Abraham dhe Ben Chilwell janë tre lojtarët që sot kanë zënë vend kryesor në mediet britanike.

Tre lojtarët anglezë raportohet të kenë thyer protokollet anti-Covid-19.

Ylli i Borussia Dortmund është paraqitur në surprizën e ditëlindjes për Tammy Abraham.

Në ditëlindjen e lojtarit të Chelsea ishte edhe shoku i tij i skuadrës, Ben Chilwell.

Ky lajm ka nevrikosur edhe drejtuesit e Dortmund, pasi Sancho së fundmi nuk ka luajtur dhe nuk është stërvitur me skuadrën, duke u deklaruar me sëmundje.


Shtuar 5.10.2020 08:58