Lionel Messi është shumë e pamundur të largohet nga Barcelona para sezonit 2020/2021, sipas legjendës braziliane, Ronaldo.
Te Barcelona ka filluar një seri ndryshimesh në skuadër, pas shkarkimit të trajnerit Quique Setien, dhe pas emërimit të Roland Koeman në vendin e tij.
Dilema më e madhe mbetet e ardhmja e Lionel Messit, i cili ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij, duke ngritur dyshime për një largim të mundshëm nga Barcelona.
“Është shumë e pamundur që Messi të largohet nga Barcelona, veçanërisht me këtë krizë financiare nëpër Evropë”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell lajmi.net.
“Messi është referencë e klubit dhe nëse do të isha Barcelona unë nuk do të lejoja largimin e tij në çfarëdo rasti”.
“Messi ka një marrëdhënie shumë të fortë me Barcelonën. Unë nuk mendoj se ai do të ndalojë së dashuruari skuadrën. Ai është i mërzitur, natyrisht, me mënyrën se si u mposhtën në Ligën e Kampionëve”./