Si e ktheu La Ligën në objektiv primar Zinedine Zidane

Zinedine Zidane ka mundësinë që sot të përmbushë objektivin që ai vetë ia përcaktoi ekipit të Real Madridit, kur u rikthye si trajner në 12 mars 2019.

Trajneri francez kishte folur për ambiciet e tij menjëherë kur erdhi në krye të ekipit.

“Sezonin tjetër përparësia jonë do të jetë fitimi i ligës. Nuk mund të them që do ta fitojmë patjetër, por do të garojmë deri në fund”.

Ai kishte të njëjtin mesazh me të gjithë, pavarësisht se a foli me shtypin, njerëzit në klub apo lojtarët.

Kundër Villarealit, Zidane dhe lojtarët e tij kanë mundësinë që ta fitojnë titullin e kampionit, diçka që ka qenë sinonim i klubit gjatë gjithë historisë së tij.

Klubi ishte i suksesshëm nën drejtimin e Zidanes dy vjet më parë, duke fituar Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit në Kiev, por francezi atë vit e pa di dështim, pasi në kampionatin vendor përfunduan me 17 pikë pas Barcelonës.

Për këtë arsye fokusi i tij i plotë ka qenë fitimi i titullit të ligës këtë sezon.

Në dy sezonet e fundit në La Liga ku ishte trajner Zidane, Los Blancos kanë pranuar 41 dhe 44 gola, ndërsa kur kanë mbetur edhe dy ndeshje këtë vit, skuadra e tij ka pranuar vetëm 21 gola në këtë moment, me 19 ndeshje pa pranuar gol fare.

Zidane e di saktësisht se çfarë do të thotë Liga e Kampionëve për klubin, por ai gjithashtu e di se fitimi i kampionatit vendas ndihmon në ndërtimin e skuadrave të forta dhe ky ka qenë mesazhi i tij për të gjithë.

Edhe pse Real Madridi ka akoma shpresë në Ligën e Kampionëve, përqendrimi i Zidanes ka qenë në La Liga.

Mos zhvillimi i grave tjera ka qenë një përparësia për Zidanen dhe kundër Villarrealit, ai mund ta arrijë qëllimin e tij kryesor për këtë vit.


Shtuar 16.07.2020 18:23