Shtyhet edhe Copa America, ja kur do luhet

Koronavirusi ndryshon kalendarin evuopian, por edhe atë të Amerikës së Jugut.

Disa minuta pas njoftimit të UEFA-s për shtyrjen në verë të vtit 2021 të Europianit, mbërriti edhe vendimi i CONMEBOL (Konfederata Amerikano-jugore), që konfirmoi zyrtarisht shtyrjen e “Copa America 2020”, e planifikuar për t’u zhvilluar në Argjentinë dhe Kolumbi. Edhe ky evente do të luhet pas një viti, në të njëjtat data si Kampionati Europian (11 qershor-11 korrik)

“Pas përhapjes në mbarë botën të Coronavirusit dhe me qëllim ruajtjen e shëndetit të futbollistëve të Amerikës së Jugut, Conmebol-i shtyn festimin e edicionit të 47-të të Copa America nga 11 qershori deri më 11 korrik 2021”, – shkruhet në njoftim.


Shtuar 17.03.2020 16:51