Jordi Alba është lojtari që i shtohet listës me emrat e lënduar te skuadra e Barcelonës.
Mbrojtësi i krahut të majtë Jordi Alba ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Getafe.
Në më pak se 20 minuta lojë mbrojtësi spanjoll u detyrua të linte fushën e blertë, si pasojë e një problemi muskulor.
Lojtari u largua me lotët në sy duke i lënë vendin e tij Junior Firpos.