Shokohet futbolli europian, zyrtari i lartë në prag të dorëheqjes pas zbulimit të skandalit

Presidenti i kampionatit spanjoll Javier Tebas po mendon të japë dorëheqjen pas publikimit të lajmeve se ka shkaktuar “konflikt interesi” në futbollin iberik.

“El Diario” raporton se Tebas po merr në konsideratë mundësinë për të dorëzuar postin në fjalë. E gjithë historia ka të bëjë se Tebas i ka kërkuar klubit Fuenlabradas 130 mijë pagë në këmbim të ofrimimit të “asistencës ligjore”.

Por, dy vite më parë, djali i tij u bë anëtar i klubit të Fuenlabradas në shkelje të hapur me procedurën e La Ligas.

Tebas shkaktoi furtunë në mediat e huaja ku akuzoi KAS-in si “institucion të vdekur të drejtësisë së futbollit” pasi i hoqi dënimin dy-vjeçar Mançester Sitit për t’u rikthyer në kompeticionet e futbollit europian.

Ai drejton La Liga që prej vitit 2013 dhe ka shkaktuar shumë herë debate me deklaratat e tij të ashpra.

Ai njihet si promotori që disa ndeshje të kampionatit spanjoll të luhen në SHBA.


Shtuar 24.07.2020 08:51