Shkak ekipet e “vogla”, Solskjaer merr një psikolog për futbollistët e tij

Ole Gunnar Solskjaer raportohet se ftuar në skuadër një psikolog sportiv.

Arsyeja e këtij vendimi është për të përmirësuar anën psikike të futbollistëve para ndeshjeve me skuadrat e vogla.

United-i ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion ndaj skuadrave të mëdha, por që ka zhgënjyer në përballjet me ekipet më të dobëta.

Solskjaeri dëshiron që një psikolog sportiv të punojë me lojtarët e tij pasi që skuadra ndodhet para disa ndeshjeve me skuadrat që në letër vlerësohen si më të lehta.

Bournemouthi, Watfordi, Newcastle, West Hami dhe Crystal Palace kanë qenë vetëm disa nga skuadrat që kanë mposhtur Unitedin këtë edicion./


Shtuar 22.01.2020 13:29