Shkak dëmtimi, mbrojtësi i Liverpool mbyll sezonin

Matip shënoi në fitoren 4-0 ndaj Crystal Palace e cila, pas humbjes së Manchester Cityt te Chelsea, ishte e mjaftueshme për të siguruar titullin e ligës pas 30 viteve për Reds.

Por ai tani do të mungojë pasi Liverpool do të udhëtojë në ‘Etihad’ më vonë këtë javë, dhe pret të humbasë shtatë ndeshjet e mbetura.

Ai tha: “Këtë sezon nuk do të jem përsëri në fushë, por për sezonin e ardhshëm, shpresoj se do të jem gati për t’i ndihmuar ekipit”.


Shtuar 30.06.2020 11:13