Shitën yje për shifra rekord dhe nuk gjetën zëvendësuesit e duhur, ja 6 ekipet e mëdha që u shkatërruan një vit më pas

Blerja e lojtarëve me shumë para nuk garanton gjithmonë një nënshkrim të suksesshëm.

Klubet shpesh marrin vendime të shpejta duke bërë që ata të teprojnë me lojtarët që nuk funksionojnë.

MARCA në fakt sjell 6 ekipet e mëdha që gabuan me shitjet e lojtarëve ku më pas nuk i gjetën zëvendësuesit e duhur duke dështuar kështu në menaxhimin e merkatos, shkruan Albeu.com.

Luis Figo: Nga Barcelona te Real Madrid

Figo u largua nga Camp Nou për rreth 60 milion euro për te Real Madrid në vitin 2000.

Barcelona vazhdoi të nënshkruajë me katër lojtar me ato para dhe disa fonde shtesë – duke përfshirë Marc Overmars dhe Emmanuel Petit. Asnjë nga të katërt nuk la gjurmët e tij në klubi, dhe nënshkrimi i Petit ishte njëdështim. Pas largimit të Figo Barcelona nuk e fitoi përsëri La Liga deri në 2004/05.

Neymar: Nga Barcelona te PSG

Braziliani u nis për në Paris për 222 milion euro, teksa katalanasit e zëvendësuan me Philippe Coutinho për 145 milion euro dhe Ousmane Dembele për 125 milion euro si me Paulinhon (40 milion euro), Nelson Semedo (35.7 milion euro) dhe Gerard Deulofeu (12 milion euro).

Tre vjet më pas, Coutinho është në huazim te Bayern Munich dhe Dembele më shumë i dëmtuar.

Luis Suarez: Nga Liverpool te Barcelona

Me paratë e Suarez që u shit te Barcelona Liverpool i shpenzoi 81 milion euro për Adam Lallana, Dejan Lovren, Lazar Markoviq dhe Mario Balotelli. Alberto Moreno, Divock Origi dhe Emre Can zbarkuan më vonë atë vit.

Gareth Bale: Nga Tottenham te Real Madrid

Pas shitjes së Bale për 100 milion euro te Reali, Spurs harxhuan 60 milion euro për Erik Lamela dhe Roberto Soldado, pa marrë atë që pritej. Të tjerë lojtarët u bashkuan në mesfushë, por askush nuk e mbushi boshllëkun e lënë nga Bale.

Kylian Mbappe: Nga Monaco te PSG

Humbja e Mbappe, Thomas Lemar dhe Fabinho nuk është e lehtë, aq më pak kur ndodh në një verë.

Monaco shiti yjet e tyre për 330 milion euro, duke i lejuar ata të financojnë zëvendësimet e tyre. Aleksandr Golovin ishte nënshkrimi më i madh me 30 milion euro në 2018, ndërsa më shumë tarifa të mëdha u shpenzuan në vitin 2019 për Wissam Ben Yedder dhe Gelson Martins. Monaco ende po paguan humbjen e Mbappes.

Kristian Vieri: Nga Atletico Madrid te Lazio

Vieri ishte një goditje për Atletico Madrid në 1998, madje me çmimin 28 milion euro. Los Colchoneros në sezonin pasardhës përfunduan në vendin e 13-të. /albeu.com/


Shtuar 21.05.2020 21:18