Ciro Immobile është fituesi i Këpucës së Artë për edicionin 2019/20.
Immobile ka shënuar 36 gola me fanellën e Lazio, duke lënë prapa tij emra si Robert Lewandowski e Cristiano Ronaldo.
Lewa ka shënuar 34 gola gjatë këtij sezoni me fanellën e Bayern Munich, me sezonin në Bundesliga që përfundoi më herët sesa ai i Serie A.
Ndërsa, Cristiano Ronaldo kishte 31 gola dhe nuk u paraqit në ndeshjen e fundit, duke bërë që Immobile ta kishte të sigurt çmimin edhe para fundit të ndeshjes së sotme.
5 galashënuesit më të mirë të këtij sezoni
Ciro Immobile, Lazio – 36 gola (72)
Robert Lewandowski, Bayern Munich – 34 gola (68)
Cristiano Ronaldo, Juventus – 31 gola ( 62)
Timo Werner, Leipzig – 28 gola (56)
Lionel Messi, Barcelona – 25 gola (50)