Sheikët po hasin probleme për blerjen e Newcastle, 10 klube të Premierligës dalin kundër

Sheikët nuk po arrijnë të blejnë plotësisht Neëcastle edhe psë është shumë pranë. Momentalisht po përballet me kundërshtimin e deri në 10 klubeve të Premierligës.

Konsorciumi i mbështetur nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman është duke pritur të dëgjojë nëse oferta e tyre prej 300 milionë funte do të pranohet nga Premierliga.

Por ka shqetësime në rritje nga skuadrat e tjera të ligës rreth kësaj çështje, dhe ata tani mund të kërkojnë nga Premierligae të bllokojë ndryshimin e pronësisë.

Raporti i The Sun thotë se shqetësimet janë në lidhje me pretendimet që lidhen me problemin e princit me piraterinë.

Dokumentet ligjore të marra nga shefat e Premierligës sugjerojnë që Arabia Saudite po mbështeste BeoutQ, një platformë që u zbulua se po transmetonte ilegalisht ngjarje sportive, duke përfshirë ndeshjet e futbollit anglez.


Shtuar 13.05.2020 10:26