Setien kërkon sulmues, Barcelona hidhet në sulm për yllin e Arsenalit

Barcelona kërkon transferimin e një sulmuesi dhe objektiv i ri është ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Barcelona dëshiron të përforcohet me një sulmues gjatë këtij afati kalimtar të janarit për të zëvendësuar mungesën e Luis Suarezit.

Ylli uruguaian do të mungojë për katër muaj për shkak të lëndimit dhe trajneri i ri Quique Setien dëshiron të sjell një sulmues me përvojë si partner i ri për Leo Messi e Antoine Griezmann.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se objektivi i ri për “numër 9” te Barcelona e Setien është ylli i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Gjendja aktuale e Arsenalit shkon në favor të Barcelonës për blerjen e reprezentuesit të Gabonit i cili ka realizuar 14 gola në 22 ndeshje në Premierligë gjatë sezonit 2019-20.


Shtuar 21.01.2020 08:27