Setien flet pas fitores së vështirë ndaj Betis

Trajneri i Barcelonës, Setien vlerëson qëndrueshmërinë e skuadrës por theksoi se ka ende shumë për përmirësim.

Barca ishte dy herë në disavantazh por arriti që në fund të dilte me tre pikë të plota nga ‘Benito Villamarin’.

“Me të vërtetë më pëlqeu shumë ekipi”, tha për ekipin e tij trajneri Setien, të cilët janë tre pikë pas liderëve Real Madrid.

“Ka gjëra që mund të kishim bërë më mirë, por unë jam i lumtur. Ishim dy herë në disavantazh dhe u kthyem”.

“Ekipi është duke u përmirësuar në shumë gjëra dhe unë jam shumë i lumtur me performancën, rezultatin dhe gjithçka. Neve ende na mungojnë disa gjëra”.

“Duhet të shijosh fitoren sepse Betis është një ekip i shkëlqyeshëm, që po luante në shtëpi”.


Shtuar 10.02.2020 08:33