Serie A, tre favoritë për të fituar sonte “Pankinën e Artë”

Sot do jepet çmimi i trajnerit më të mirë të vitit në Serie A.

Çmimi ‘Panchina d’Oro’ , ose ‘Pankina e Artë’ do të ndahet sonte, me tre favoritë tashmë për ta fituar atë.

Massimiliano Allegri, Sinisa Mihajlovic dhe Gian Piero Gasperini janë tre emrat kryesor në këtë garë.

Çmimi ‘Panchina d’Oro’ ekziston që nga viti 1990, kur ishte i hapur për të gjithë trajnerët anë e mbanë Evropës.

Që nga vitit 1993, ky çmim ndahet vetëm në Itali. Mbetet të shihet se kush do të shpallet sonte trajneri më i mirë në Itali.

Allegri, emri në mesin e favoritëve, ka fituar këtë çmim në tri nga katër vitet e fundit.

Gasperini me shumë gjasë mund ta fitojë këtë çmim, duke pasur parasysh formën e lartë të Atalantas në dy vitet e fundit.


Shtuar 3.02.2020 12:41