Sensacioni i Premier League, objektivi kryesor i Liverpoolit

‘Reds’ lidheshin me disa emra gjatë kësaj kohe, përfshirë Milot Rashicën, Kai Havertz e Timo Werner.

Megjithatë, raportimet e ‘The Sun’ bëjnë të ditur se skuadra e Jurgen Klopp tashmë ka preferenca të tjera.

Ish anëtari i Barcelonës që tashmë luan me Watford, Adama Traore, është objektivi primar i Liverpool.

Wolves pritet të kërkojnë më shumë se 60 milionë funte për kartonin e lojtarit, shifër kjo që pritet të hap telashe për ‘Reds’, nëse sezoni nuk përfundon.

Klopp po shpreson në rekrutimin e Traore dhe mendon se ajo lëvizje do të sillte jetë në tridentin e sulmit. /


Shtuar 24.05.2020 06:26