Emre Can: Sarri nuk ma dha kurrë mundësinë

Emre Xhan u largua nga Juventusi në merkaton e janarit, për të kaluar te gjermanët e Dortmundit, ku deri para pezullimit të futbollit, tregoi paraqitje shumë të mira.emre xhan

Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se periudha te Juventusi ka qenë një nga më të bukurat në karrierë, duke shtuar se Sarri nuk ia dha mundësinë.
“Sarri nuk ma dha asnjëherë një mundësi mua dhe të them të drejtën unë kam kaluar momente shumë të vështira te Juventusi.

Unë isha pjesë shumë e rëndësishme e ekipit, duke fituar kampionatin, teksa kam luajtur shumë mirë edhe në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, periudha te Juvja ishte diçka shumë e bukur në karrierën time.”, u shpreh Emre Xhan.


Shtuar 19.04.2020 15:28