Achraf Hakimi shpreson që në fund të sezonit të rikthehet në Madrid, por vështirë se do të gjejë vend në formacionin e Zinedine Zidane, teksanë krahun e djathtë të mbrojtjes, klubi dhe trajneri i besojnë Dani Carvajalit.
Për këtë arsye klube të shumta kanë nisur punën për të mundësuar transferimin e Hakimit.
I fundit që është futur në garë është Juventusi që kërkon të marrë mbrojtësin për krahun e djathtë.
De Siglio dhe Danilo nuk bindin në atë krah, e këtë sezon trajneri Maurizio Sarri më shumë i ka besuar Juan Cuadrados.
Jvuentis pritet të nisin bisedimet me Real Madridin për mbrojtësin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 40 milionë euro.