Sarri larg Juventusit, kjo është skuadra e re

Gazeta bën të ditur se ka dyshime rreth të ardhmes së Beppe Iachini në Artemio Franchi, dhe ‘Violat’ kanë vendosur të përcjellin situatën e Sarrit te Juventus.

Ish trajneri i Napolit ka dështuar të bind tifozët pavarësisht se Juventus janë në krye të tabelës në Serie A dhe arritën deri në finale këtë sezon.

‘Zonja e Vjetër’ në finale të Kupës së Italisë është mposhtur nga Napoli, pas ekzekutimit të penalltive.

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, ka ambicie të mëdha me klubin, dhe raportet thonë se ka hedhur shikimin nga Sarri, dhe është gati t’i ofrojë mundësinë për rikthim në Toskanë./


Shtuar 25.06.2020 12:20